Donaldi rrëfen historinë prekëse të jetës, Semi “shpërthen” në lot

Dy konkurrentët e “Big Brother VIP”, aktori i humorit Donald Veshaj dhe Semi Jaupaj kanë zhvilluar provën javore për ditën e sotme.

Me një gotë verë para ata kanë rrëfyer histori të ndryshme nga jeta e tyre, ndërsa ajo e Donaldit ishte mjaft prekëse.

Ai tregoi se në fillim kur ka ardhur në Tiranë nuk ka pasur mundësi të paguajë qiranë dhe pronari e ka nxjerrë nga shtëpia, ndërsa shtoi se njerëzit qeshnin me këtë gjë.

Po ashtu ai u shpreh se këtë histori të mbushur me disa batuta ia tregonte qytetarëve, në show-n ku merrte pjesë dhe ata qeshnin.

“S’kishim paguar qiranë dhe ne bënim show dhe i zoti i shtëpisë na ka nxjerrë nga shpija, dhe njerëzit qeshnin me këtë. Situatën tonë i mbushnim batuta dhe kur mbaronte show të gjithë iknin nëpër makina dhe unë merrja Andin, shokun tim, s’kisha as rroga se i kisha te shpija ku pronari kishte mbyll derën. Të duket vetja si Xhoker”, tha Donaldi.

Nga ky rrëfim i aktorit të humorit, Semi nuk ka rezistuar dot dhe ka shpërthyer menjëherë në lot.

Në fund ata ngritën një dolli për shëndetin dhe jetën.

Share With:
Translate »
174 Views