Kundër hyrjes në ‘Përputhen’, Tola shpërthen në lot nga telefonata me vëllain

Pak javë më parë Tola rrëfeu se i vëllai nuk i flet më për shkak të hyrjes në “Përputhen”. Ndonëse ka kaluar goxha kohë, ai ende nuk ka ndryshuar mendim.

Mbrëmjen e sotme në “Përputhen Prime” u transmetua një telefonatë e zhvilluar nga gazetarja e emisionit me vëllain e saj.

“Mundoheni për mirë por janë disa gjëra që unë i zgjidh vetë në mënyrë private. Jam kundër hyrjes aty, ndoshta më vonë do qetësohet por momentalisht nuk jam i qetë. Kështu jam rritur unë, ju mund t’ju duket diçka si e pavend, por unë e shoh në mënyrë tjetër”, tha vëllai i Tolës në telefon.

“Më kishte marrë malli t’i dëgjoj zërin. Jemi një familja patriarkale që jemi rritur me disa rregulla dhe kjo është një gjë shumë e madhe për ne”, u shpreh konkurrentja mes lotësh.

Share With:
Translate »
190 Views