Donte të bëhej i njohur, adoleshenti hedh nga kati i 10-të i muzeut një 6-vjeçar

Një gjykatës në Londër i ka dhënë një dënim me të paktën 15 vjet burg një adoleshenti që hodhi një djalë të ri francez nga një ballkon në galerinë e artit “Tate Modern” verën e kaluar, duke i thënë atij “nuk mund të lirohesh kurrë”.

Djali, një turist që ishte në atë kohë 6 vjeç, u shtrua në spital me “plagosje katastrofike” pas incidentit më 4 gusht, i cili ndodhi në katin e 10-të të muzeut.

Jonty Bravery, nga Londra, pranoi një akuzë për vrasje të mbetur në tentativë në gjykatën e “Old Bailey” në Londër në dhjetor, duke thënë se e hodhi fëmijën nga një ballkon në gusht me qëllimin për ta vrarë në mënyrë që të mund të dilte në lajme.

Djali mbijetoi, por vuajti nga ndryshimi i gjendjes shëndetësore si rezultat i rënies nga lartësia e madhe, duke përfshirë gjakderdhje në tru dhe një numër të konsiderueshëm kockash të thyera. Në një deklaratë të lexuar të premten, prindërit e djalit thanë se ai është ende në një karrocë me rrota, me “shumë vite terapi fizike që e presin”.

“Ju keni pasur për qëllim të vrisni dikë atë ditë”, tha gjykatësi. “Lëndimet që keni shkaktuar janë të tmerrshme. Ai djalë i vogël ka pësuar lëndime të përhershme që i kanë ndryshuar jetën.”

18-vjeçari thuhet se kishte një çrregullim të spektrit autik dhe një çrregullim të personalitetit.

U zbulua se Bravery kontrolloi në internet një ditë para sulmit “për informacione rreth vrasjes së njerëzve dhe çfarë efekti do të kishte autizmi tek dënimet”.

“Ju gjithashtu keni kryer kërkime të ngjashme për shumë muaj përpara. Ju keni hetuar metoda të ndryshme të vrasjes,”- tha McGowan.

“Akti i kryer nga ky individ ndaj djalit tonë është i papërshkrueshëm. Fjalët nuk mund të shprehin tmerrin dhe frikën që veprimet e tij kanë sjellë mbi ne dhe djalin tonë, i cili tani po pyet veten pse është në spital. Si mund t’i shpjegoj një fëmijë që dikush u përpoq qëllimisht ta vriste? “- prindërit e djalit thanë në një deklaratë të lexuar nga “Melanie Pressley”, inspektorja Detektive me Komandën e Krimeve të Rënda të Policisë Metropolitane, jashtë “Bailey Old”.

Share With:



248 Views