“Dora e Zotit në eko: Nëna që u lut dhe pa mrekullinë mbi foshnjën e saj”

Dora e Zotit u shfaq në mënyrë misterioze në një eko (ultrasound) pas lutjes së një gruaje në Cincinnati që i kërkoi Zotit të mbante dorën e Tij mbi foshnjën e saj. Amanda Foster postoi këtë foto të “dorës së Zotit” mbi foshnjën e saj dhe tha:

Sa herë para ekove kam rënë në gjunjë aty në zyrën e mjekut për t’u lutur për Kylerin. Në lutjet e mia për të, i jam lutur Zotit vazhdimisht që të mbajë dorën e Tij mbi foshnjën time dhe, cilado qoftë vullneti i Tij, të më ndihmojë të kem besim të plotë dhe paqen për ta pranuar.

Dje bëra një eko, dhe vajza ime më e vogël, Bailey, ishte e para që e vuri re dhe më pyeti se e kujt ishte ajo dorë, pastaj edhe Kyle. Por në njërën nga fotot ka pamjen e një dore që mban kokën e tij.

Duke menduar për këtë mbrëmë, më mbuluan lotët nga mirënjohja për gjithçka që Ai ka bërë dhe vazhdon të bëjë për mua. Nuk mund ta imagjinoj dot jetën time pa Të!” Kids Time

Share With:
Translate »
113 Views