Drama vazhdon: David dhe Victoria Beckham i drejtohen publikisht Brooklyn-it, ai i injoron

Dita e Babait u kthye në një moment emocional për familjen Beckham, por edhe në një tjetër shkëndijë për spekulimet rreth raportit të tensionuar me djalin e madh, Brooklyn Beckham. Si Victoria Beckham ashtu edhe David Beckham publikuan foto familjare ku Brooklyn shfaqej përkrah vëllezërve dhe motrës së tij, duke i kushtuar mesazhe të ndjera familjes.

Victoria ndau një foto të vjetër me katër fëmijët e tyre, Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper, ndërsa shkroi:

“David, je vërtet babai më i mirë. Arritja jote më e madhe kanë qenë gjithmonë fëmijët tanë të mrekullueshëm dhe ne të duam shumë.”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Victoria Beckham (@victoriabeckham)

Nga ana tjetër, David publikoi një seri fotosh familjare, duke nisur me një imazh bardhezi të Brooklyn-it duke mbajtur në krahë Harper-in e vogël.

“Të jesh baba është puna më e rëndësishme që kam. Ju dua të gjithëve”, shkroi ai, duke falënderuar bashkëshorten për familjen që kanë ndërtuar së bashku.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by David Beckham (@davidbeckham)

Postimet morën menjëherë vëmendje të madhe, pasi vijnë në një periudhë kur zërat për një krisje mes Brooklyn-it dhe familjes Beckham vazhdojnë të qarkullojnë. Vetëm pak muaj më parë, Brooklyn reagoi publikisht ndaj spekulimeve, duke deklaruar se askush nuk e kontrollon dhe se për herë të parë në jetën e tij po mbron veten.

Megjithatë, ajo që ra më shumë në sy ishte reagimi i tij ndaj postimeve të prindërve. Ndryshe nga vëllai i tij, Cruz, i cili komentoi publikisht, Brooklyn zgjodhi të mos reagojë fare. Në të njëjtën kohë, bashkëshortja e tij, Nicola Peltz Beckham, publikoi një dedikim tepër të ngrohtë për të atin, duke e quajtur “babain më të mirë në botë” dhe duke e falënderuar për mbështetjen e pakushtëzuar ndër vite.

Mungesa e çdo reagimi nga Brooklyn vetëm sa ka shtuar dyshimet se marrëdhëniet mes tij dhe familjes Beckham mbeten të ftohta, pavarësisht mesazheve publike plot dashuri që prindërit e tij zgjodhën të ndajnë në një ditë kaq simbolike.

Share With:
Translate »
1 Views