Dua Lipa e adhuron ushqimin tradicional: S’ka si gatimet e nënës sime

Dua Lipa po zotëron tregun muzikor ndërkombëtar. Këngëtarja me origjinë shqiptare, ka qenë kryefjalë botërore, kryesisht përgjatë këtyre dy viteve të fundit, me publikimin e albumit “Future Nostalgia”. Autorja e shumë hiteve nuk nguron asnjëherë t’i tregojë botës për origjinën e saj.

Me ardhjen në Shqipëri, ku kaloi disa ditë të këndshme nën shoqërinë e familjes, të dashurit dhe miqve, Dua u kujdes t’ju tregojë 70 milionë ndjekësve të saj bukuritë përrallore të vendit. Një moment interesant ishte kërcimi i saj me gotë rakie në kokë, një shami në dorë teksa po shijonte këngën “Lujma belin”.

Por së fundmi një gjest krenarie ka bërë nëpërmjet një postimi në Instagram. Këtë herë ylli u muzikës ka treguar se është një adhuruese e ushqimeve tradicionale që gatuan nëna e saj Anesa. “Asgjë si ushqimet e nënës time”, ka shkruar Dua, në fotografinë ku shihet byreku me spinaq.

Share With:
Translate »
176 Views