Dua Lipa krenare, i tregon gjithë botës librin e gjyshit të saj për Kosovën

Dua Lipa është këngëtarja me origjinë shqiptare e cila na bën krenarë në çdo dalje apo deklaratë të sajën. Ajo nuk ka nguruar asnjëherë ta tregojë para botës origjinën e saj madje ajo shpesh tregon plot krenari se është nga Kosova. Së fundmi, në ‘Instagram’ këngëtarja me origjinë shqiptare ka publikuar një foto me pjesë historie nga rrënjët e saj dhe duke e vënë theksin shpesh mbi faktin se është krenare që është me origjinë nga Kosova.
Dua ka kujtuar gjyshin e saj Sejt Lipa i cili sipas këngëtares në vitet 1990-1995 ishte kryetar i Institutit Historik të Kosovës dhe gjithashtu Dua ka folur edhe për artikullin e fundit kushtuar jetës dhe veprës së gjyshit të saj.
“Gjyshi im Seit Lipa ishte kryetari i ‘Instituti Historik të Kosovës’, mes viteve 1990-1995. Dëshira për ta treguar historinë tonë dhe prej nga jemi është në gjakun tonë dhe unë mundohem t’ju tregoj njerëzve kudo që shkoj dhe në çdo intervistë se jam nga Kosova. Ne kemi një histori shumë interesante, prej së cilës mësoj nga pak çdo herë. Së fundi një artikull doli për punën e gjyshit tim dhe më bëri të shpërthej me krenari kështu që desha ta ndaj këtë moment të vogël me të gjithë ju”- ka shkruar Dua krahas fotos.

Share With:
Translate »
644 Views