“Dua të bëhem baba!” – Albi zbulon dëshirën e tij më të madhe
Koreografi Albi Nako, tashmë një konkurrent në formatin ‘BBV3’, gjatë një bisede të zhvilluar me një prej banoreve të shtëpisë, tregoi për dëshirën e tij të madhe që ka për t’u bërë baba.
Ai tregoi se ai dhe e dashura e tij po përpiqen që prej një viti, por nuk kanë rezultat edhe pse i kanë kryer të gjitha vizitat e nevojshme. Përveç dëshirës së tij të madhe për t’u bërë baba, Albi tregon se do të bëhet prind në mënyrë që të gëzojë dhe prindërit e tij të cilët prej kohësh vuajnë nga sëmundje.
“Kemi një vit që po e provojmë, por nuk po jep rezultate edhe pse i kemi bërë të gjitha kontrollet dhe jemi në rregull. Unë e kërkoj sepse duhet se s’bën dhe ka kohë që e kërkoj këtë gjë, edhe pse unë kam katër vite që bashkëjetoj. Jetoj me prindërit dhe nuk e kam lënë Shqipërinë vetëm prej atyre.