“ Dua të bëhem prezantues”, historia e Gersit, djalit me sindromën down që sot është kampion noti

Kur isha i vogël zbulova se babi im ishte me tumor në kokë, aty ma shpjegoi mami me shumë delikatesë.

Mami më mësoi notin që në moshën 9-vjeç. Kur e pa se isha i aftë ajo më çoi në një institucion sportiv. Aty u stërvita mirë dhe dola kampion noti. Në disa vende kam dalë i pari.

Jam në një shkollë të mesme profesionale, merrem me IT dhe pjesën e lirë në shtëpi e shpenzoj me celular, Ipad dhe ushtroj basketboolin. Jam gjithmonë në aktivitete dhe tani mora pjesë në “ThumbON”.

I bëj thirrje të gjithë prindërve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuar t’i shoqërojnë në shkollë të mesme apo profesionale edhe në shkollat e larta. Unë me gjithë kurajon time i them të tjerëve edhe personave me aftësi të kufizuar të vazhdojnë sportin, se pa sportin ju nuk jetoni dot. Përveç notit, unë kam shumë qejf muzikën, aktrimin dhe dua të jem prezantues në një studio, unë dua të bëhem i famshëm.

Çdo gjë arrihet me vullnet dhe shpirt. Unë kërkoj nga shteti të ndihmohen personat me aftësi të kufizuar, dueht t’i paguajnë shkollat, t’i japin mbështetje fëmijëve që kanë këtë sindromë. Unë i them të jemi të gjithë bashkë, të dalim të protestojmë çdo ditë për të drejtat tona. Të mos diskriminohemi, t’i themi stop dhunimit, të mos na ulin pensionin”, përfundon Gersi.

Share With:
Translate »
456 Views