Kate Middleton promovon punën e gjinekologëve, letra që do të dërgohet në të gjithë botën

Bashkëshortja e princit William, Kate Middleton promovon punën e gjinekologëve me anë të një letre e cila do të mbërrijë tek të gjitha mjeket me këtë profesion në Britaninë e Madhe dhe më tej edhe në shtete të ndryshme të botës.

Kate, e cila është nusja e princit të kurorës, thotë se është prekur nga puna e gjinekologeve, pasi muajin e kaluar qëndroi në repartin e maternitetit në Kingston Hospital.

Sipas saj, përveç kujdesit teknik, gjëja më e rëndësishme janë raportet njerëzore dhe aktet e mirësjelljes.

“Jeni aty për vajzat dhe gratë në pjesën më të vështirë të tyre, duke iu dhënë forcë dhe gëzim të paimagjinueshëm. Gjatë qëndrimit tim në Kingston, shoqërova gjinekologet në punën e tyre të përditshme. Jam e mbresuar nga besimi që ngjallnin. Ndanin eksperiencat e tyre dhe shprehnin hapur frikërat që kishin. Mbeta e prekur nga dhembshuria që tregonin dhe nga etika profesionale e treguar”, shkruan Kate në letrën e saj.

Viti 2020 do të jetë viti që i dedikohet infermiereve dhe gjinekologeve në të gjithë botën dhe për këtë arsye dukesha e Cambridge dëshiron që të njihet rëndësia e punës së tyre.

Share With:
Translate »
434 Views