“Dua të jem heroi i vajzës sime”, Jetmiri komenton hyrjen e tij në Big Brother VIP

Jetmir Salaj, banori më i ri brenda shtëpisë së Big Brother është përpjekur të këshillojë banorët ndërsa darkonin në oborr.

Ndërsa theksoi se të gjithë banorët duhet të flasin me parime dhe norma, banori theksoi se do të jetë heroi i vajzës së tij.

“Unë dua të jem heroi i vajzës sime, të jesh heroi i një fëmije do të thotë që kesh disa norma, të jesh një baba i mirë, të dish çfarë flet, por kjo nuk më përket vetëm mua se do të bëj unë namin në lojë. Kjo është çështje parimi në koncept të të gjithës, çfarë mendon, si flet një burrë, si sillet një femër, si diskuton një burrë, si diskuton një femër, sepse ne jemi të përzier këtu dhe nëse ne mendojmë duke bërtitur, atëherë nuk jemi duke menduar”, tha Jetmiri.

Kujtojmë se Jetmiri prej vitesh jeton në Kanada me bashkëshorten dhe vajzën e tij.

Share With:
Translate »
48 Views