Supervajza e Gerta Hetës fitoi sot 6 medalje dhe për prezantuesen kjo është krenaria më e madhe

Në shtëpinë e këngëtares Gerta Heta sot festohet, pasi vajza e saj kampione sot ka fituar 6 medalje.

13 vjeçarja Luna Djarmati e shpallur kampione noti në disa gara është moderatores së njohur dhe futbollistit Matko e cila po shkëlqen vit pas viti, ndërsa tashmë numëron disa medalje në kampionatet e notit.

“Supervajza ime fitoi 6 medalje sot; 5 ari 1 bronz, dhe nuk mund të jem më shumë krenare. Skuadra e saj Stela përfundoi e para nga 35 skuadra ballkanike. Falenderime të veçanta për trajnerët, për mua dhe bashkëshortin tim për përkushtimin dhe mbështetjen, dhe mbi të gjitha për kampionen tonë të mrekullueshme që shkëlqen kaq shumë, Luna.”, ka shkruar Gerta në Instagram.

Luna e ka nisur këtë sport që në moshën 7 vjeçare krejt rastësisht.“Ne e dërguam për të mësuar të notonte por profesori tha se në 20 vite nuk ka parë talent si ajo. Ai na sugjeroi që pasi t’ia mësonte të gjitha stilet ta çonim me ekip dhe ashtu bëmë”, ka treguar Gerta në një intervistë dy vite më parë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gerta Heta (@gertaheta)

Share With:
Translate »
35 Views