‘Dua të kthehem tek babai im’. Mesazhi i vogëlushes ukrainase në shkollën që vizitoi Jill Biden

Zonja e parë e SHBA Jill Biden, e shoqëruar nga zonja e parë rumune Carmen Iohannis, vizitoi një shkollë këtë fundjavë ku biseduan me edukatorë ukrainas dhe rumunë, folën me nënat ukrainase dhe u takuan me fëmijë që po e vuajnë mbi shpinë luftën.

Jill Biden foli pastaj edhe me gazetarët përpara se të hipte në avion, duke diskutuar mbi ndikimin emocional që pati pas vizitës së saj në shkollë.

‘Ishte kaq emocionuese. Unë mendoj se ukrainasit e dinë vërte që ne jemi në anën e tyrë. Mund ta shohësh lehtësisht që ata fëmijë kanë vuajtur vërtet. Në shumë mënyra, mësuesit janë ata që i ndihmojnë këta fëmijë të përballen me traumën e tyre dhe të përballen me emocionet dhe u ofrojnë atyre një ndjenjë normaliteti”, tha Biden.

Një vajzë e vogël iu afrua pranë dhe i tha: ‘Dua të kthehem te babai im’.

Share With:
Translate »
135 Views