Babai i nevrikosur lufton me 30 nxënës shkolle pas konfrontimit me ngacmuesit e bijve të tij

40-vjeçari Willie Smith kishte nisur luftën me studentët perkrah djemve të tij pasi refuzonte të shmangej prej “gangstereve” të shkollës.

Të paktën dy njerëz janë arrestuar nga policia në lidhje me një sherr të shumëfishtë në një shkollë të mesme në SHBA, ku raportimet thonë se ishte nisur nga babai i një nxënësi që kishte ardhur të konfrontohej me nxënësit “gangsterë” që i ngacmonin të birin.

Sherri ndodhi në shkollën Tucson në Arizona, SHBA dhe solli mbylljen e përkohshme të impjantit. Në regjistrimet e përleshjes shiheshin dhjetra studentë të hedhur në pirg njëri-tjetrin.

Disa video të dhunshme të episodit janë postuar online ku shihet që të paktën 30 vetë janë përfshirë në përleshje.

Nxënësit e shkollës shihen që lëshojnë grushte e shkelma, ose të tjerë që vetëm shokohen nga luftimi dramatik para tyre ose regjistrojnë me celular.

Zyrtarë të sigurisë përpiqen të ndajnë grupet ndërluftuese, në pamjet e pazakonta të dokumentuara në kampus.

Dokumentet e gjyqit zbulonin më vonë se burri dhe dy djemtë e tij ishin këshilluar para nisjes së trazirës të përdornin një dalje që i shmangte konfrontimin.

Raportimet tregonin se nuk kishte plagosje të rënda apo armë të përfshira në sulm, por policia tha se kishte arrestuar një burrë 40 vjeçar.

Willie Smith u ndalua për trazirë në një institucion arsimor, kurse një djalë 15-vjeçar u arrestua për sjellje anti-sociale dhe dyluftim.

Sipas denoncimit Smith ishte thirrur të vinte të merrte djalin e tij, pasi ky i fundit ishte përfshirë në një konflikt me një tjetër grup studentësh.

Smith dhe djemve të tij u ishte këshilluar të dilnin nga dera e pasme për të shmangur të tjera konfrontime por ai kishte refuzuar dhe kishte dalë bashkë me djemtë nga hyrja kryesore.

Dhe kur të dy djemtë e Smith u përfshinë në sherrin që lindi, edhe babai shkoi pas tyre dhe nis të përleshej me një nxënës “me miratim reciprok,” shkruan britanikja The Mirror.

Share With:
Translate »
41 Views