Duam dhe Ameli mund të bëhen me një motër ose vëlla!

Albani dhe Miriami janë një nga çiftet më të dashura të showbizit shqiptar.

Ata kanë vite të tëra në krahët e njëri-tjetrit, duke u kthyer në një nga dyshet më emblematike në botën rozë në vendin tonë.

Çifti u kurorëzua në 7 maj të 2019 në një ceremoni private larg syrit të medias dhe në muajin janar të këtij viti u bënë prindër për herë të dytë, pasi erdhi në jetë Duami.

Kështu, Albani, Miriami, Ameli dhe Duami formojnë një nga panoramat më të bukura familjare.

Megjithatë,duket se familja Skënderaj paska në plan të shtohet, ose të paktën kështu na ka lënë të kuptojmë Miriami.

Në një nga intervistat që ka realizuar me ndjekësit në Instastory, këngëtarja është pyetur nëse kanë ndërmend që të bëjnë edhe një fëmijë tjetër dhe ajo është përgjigjur:

Pse jo? Kurrë mos thuaj kurrë! Fëmijët janë parajsa mbi tokë!

Nuk e dimë nëse kjo është në planet afatshkurtëra apo ato afatgjata të çiftit, por momentalisht Miriami po punon për një rikthim të bujshëm në muzikë.

Ajo ka paralajmëruar këngën e saj të re, për të cilën nuk ka ende detaje por ne mezi po presim!

Share With:



6036 Views