Kur vjen dita që foshnjat  duhet të bëjnë vaksinën, ata që janë më të emocionuar dhe të frikësuar janë prindërit, pasi nuk durojnë dot të qarat dhe dhimbjen që ndjejnë fëmija  i tyre në ato momente.

Mirëpo Dr Ëilliam Gerba, në Neck Great e ka një zgjidhje. Ai përdor një teknikë shpërqëndrimi  e cila ka rezultuar shumë efektive.

Noah  vetëm 5 muajsh  në  video shihet mjaft i lumtur gjatë  kryerjes së vaksinës së tij, kjo gjë falë Dr. Ëilliam i cili e shpërqëndron dhe  e gudulis në qafë për ta argëtuar.

Mjeku vazhdon ta shpërqëndrojë atë i cili është i ulur në krahët e babait të tij, duke i hedhur një top pambuku në këmbët e tij. Ajo që ishte më e lumtur nga gjith  kjo vizitë padyshim që ishte nëna e Noah e cila shprehet se ndjehej e lehtësuar teksa shihte djalin e saj të lumtur dhe pa dhimbje nga vaksina.