“Duhet të kujdesem për fëmijët, kam djalin autik!” Apeli nuk pranon kërkesën e ish-gjyqtares, Enkelejda Hoxha
Ish-gjyqtarja, Enkelejda Hoxha, do të vazhdojë të qëndrojë në qeli. Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-gjyqtares së Krujës për lirim nga burgu.
Hoxha kërkoi masë më të butë me pretendimet se ajo do të kujdeset për vajzën e saj te mitur dhe djalin e saj me autizëm.
Por gjykata rrëzoi kërkesën e saj duke lënë në fuqi kërkesën e SPAK për “arrest me burg”.
Ish-gjyqtarja u arrestua nga SPAK me akuzën për lirimin nga burgu të të dënuarve në shkëmbim të parave.
