“Duhet të martohemi, të bëjmë fëmijë…”/Egli i shprehet Danjës për Gjestin!
Egli dhe Danja kanë diskutuar për Gjestin.
Danja:
Kaq mend ka o Egli. Kur ka ardhur në fillim më ka thënë që përse nuk futesh mes Laertit dhe Valbonës. Pastaj më tha që a e sheh që po sulmoj Jozin dhe Lorin sepse lidhje në këtë shtëpi nuk ka. Ai mbase edhe mund të ishte lidhur me ty në këtë shtëpi por e ka bërë që ne t’i vërsulemi, për polemika.
Egli:
Unë kam besuar që këtë gjë e bën për polemikë por ndjenjat i ka pasur qoftë edhe pëlqim. Duhet të jesh i dashuruar marrëzisht, këto janë. Duhet të martohemi, të bëjmë fëmijë, të plakemi që ta kuptoj ky dhe të thotë jam i dashuruar? Pranoje që edhe pëlqimi është një ndjenjë.