Duke notuar me mamin në pishinë, Zaimina publikon fotot e ëmbla të vajzës

Pak muaj më parë Zaimina Vasjari është bërë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një vajzë që e quajti Khloe.

Vogëlushja është rritur shumë dhe shoqëron të ëmën në pushimet e saj. Më herët këngëtarja e njohur zbuloi se ka hyrë në shtëpinë e re, e cila ka një pishinë të madhe në oborr.

Ndërsa ditën e sotme ajo ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” dy foto shumë të ëmbla. Në njërën shfaqet Zaimina së bashku me vogëlushen duke luajtur në pishinë.

Ndërsa në foton e dytë është vetëm e vogla Khloe duke luajtur me kamerdaret e saj.

“Mami dhe Khloe”, ka shkruar Zaimina pranë fotos, ku vogëlushja shihet se është duke e shijuar shumë notin e saj.

Share With:
Translate »
942 Views