“Duke rritur një pirat” modelja shqiptare i çudit të gjithë me foton e fundit ku tregon barkun e rrumbullakosur

Modelja e njohur shqiptare Emina Çunmulaj vijon të marrë vëmendje të madhe me fotot e saj gjersa ndodhet në pritje të ëmbël për herë të tretë.

Ajo ditë më parë bëri të ditur se është në pritje të fëmijës së tretë, duke zbuluar edhe gjininë.

Ndërkohë, në një postim tjetër në rrjetin social Instagram, Emina ka zgjedhur që të vijë në një mënyrë të veçantë për fansat.

Bukuroshja brune u shfaq me një veshje piratësh, derisa në rend të parë kishte vënë barkun e rrumbullakosur.

“Duke rritur një pirat”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Kujtojmë se ajo dhe Sam janë prindër të dy vajzave, teksa tani po presin fëmijën e tretë.

Share With:
Translate »
346 Views