Gruaja rrëfen ngjarjen e rëndë: Helmimi i nxënësve shqiptarë gjatë regjimit serb

Mbrëmjen e sotme e ftuar në “Dua të të bëj të lumtur”, ishte Shqipja, një grua e rritur në Kosovë gjatë regjimit serb. Në atë kohë mësimi i gjuhës shqipe ishte i ndaluar me ligj nga Beogradi.

Shqipja tregoi se bashkë me nxënësit e tjerë e kishte mësuar gjuhën shqipe dhe historinë e Shqipërisë fshehurazi. Gjatë bisedës me Arbana Osmanin ajo rrëfeu një ngjarje shumë të tmerrshme, helmimi i nxënësve shqiptarë gjatë regjimit serb.

“Unë jam dëshmitare për këtë ngjarje. Isha në shkollë të mesme, isha pjesë aktive e sistemit shkollor. Kjo ngjarja e helmimit ka ndodhur diku para vitit ‘92. Është ngjarje akoma e pazbardhur, unë kam shoqe që ndiheshin keq para syve tanë. Besoj se do ia dalim të zbardhim të gjitha këto. Ishte një pluhur që hidhej në klasa po akoma nuk e kemi shumë të qartë”, tregoi Shqipja.

Share With:
Translate »
228 Views