Dy aktorët tanë të preferuar do të jenë në rolin e Barbie dhe Ken në filmin e ri

Një lajm i mirë nga Ryan Gosling për të gjithë fansat e tij. Në vigjilje të 41-vjetorit të lindjes së aktorit, mësohet se ai do bëhet pjesë e filmit në nder të kukullës ikonike Barbie.
Aktori i njohur mësohet se po finalizon pranimin e këtij projekti ku do luajë të famshmin Ken, krah Margot Robbie, e cila do jetë protagonistja Barbie. Regjisore e filmit të shumëpritur do jetë Greta Gerwing, e njohur gjithashtu si personi që fshihet pas suksesit ‘Little Woman’.
Nuk ka ende detaje të tjera për këtë film momentalisht, por dihet që në 2022-in do nisin xhirimet.

Share With:
Translate »
155 Views