Dy anëtarët e tjerë të jurisë së “The Voice” nga e njëjta familje në një karrige të vetme

“Ata përfaqësojnë dy breza të ndryshëm, por kanë në dispozicion një buton të vetëm! Do t’i duhet të marrin vendime të përbashkëta, e kjo nuk do të jetë gjithnjë e lehtë. Aleksandër e Renis Gjoka vijnë në ‘The Voice Kids’. Për të mësuar me tepër klikoni linkun në bio.” Përveç dy këngëtareve të njohura të skenës, Miriam Cani dhe Eneda Tarifa, The Voice ka zbuluar sot edhe dy këngëtarët meshkuj që do t’i bashkohen panelit të jurisë së The Voice Kids, i cili do të fillojë shumë shpejt në ekranin e Top Channel. Aleksandër Gjoka dhe Renis Gjoka, xhaxha e nip, do të gjykojnë zërat e talenteve të vegjël. Lajmi është bërë publik në faqen zyrtare të The Voice of Albania dhe është shpërndarë në profilin zyrtar në Instagram. Aleksandër Gjoka ka qëndruar gjithmonë larg vëmendjes mediatike, por është përherë pranë publikut me thjeshtësinë dhe origjinalitetin e tij. Për herë të parë ai pranon të jetë pjesë e ekranit për një program kaq të gjatë televiziv dhe për më tepër do të jetë në të njëjtën karrige me nipin e tij, Renis Gjoka. Talenti  duket se është i trashëguar nga xhaxhai i tij, i cili është dhe mbështetësi më i madh. Gjoka ka nisur rrugëtimin artistik fillimisht duke studiuar 8 vjet instrumentin e violinës e më pas duke provuar veten si këngëtar. Ka qëndruar që në fillim besnik i shijeve të tij muzikore duke krijuar një identitet artistik që e ka veçuar që në daljet e para.

Share With:
Translate »
763 Views