Ja si duket gazetarja Ilva Tare në ditët e fundit të shtatzanisë

Ishin aq të shumtë personazhet e ftuar mbrëmë, në 20 vjetorin e emisionit Opinion të gazetarit Blendi Fevziu, sa ishte e pamundur t’i shquaje të gjithë. Vetëm sot, një ditë më pas, fotografitë e shkrepura gjatë mbrëmjes, po plotësojnë listën me më shumë se 600 të ftuar. 
Sigurisht, askush nuk dyshonte se mund të mungonte gazetrja Ilva Tare… Arsyeja e vetme e një mungese të mundshme do kishte qenë vetëm shtatzënia e saj që është në ditët e fundit, por Ja ku e shohim Taren me barkun e rrumbullakosur, në pritje të ditës së bukur. Me një fustan të gjatë me nuanca grije dhe ngjyrë mjalti, shapka për të qenë sa më rehat dhe me look-un që përherë e karakterizon, moderatorja shfaqet mjaft mirë. Përballë saj ndodhet një tjetër grua shtatzënë, po e patëm të vështirë ta identifikonim se kush ishte.

Share With:
Translate »
925 Views