Dy ditë pas të atit, duhet t’i urojmë Lorit ditëlindjen! Pamje nga festa… luksoze natyrisht
Java e tetorit qenka e rëndësishme për familjen Hoxha. Përveç datës 16 tetor që shënon ditëlindjen e të ndjerit Dritan Hoxha, data 19 tetor është po ashtu një ditë e veçantë. Lori, vajza e madhe e familjes feston datën e saj të lindjes.
Sonte, në një festë me personazhe publikë dhe jo, ajo po feston 24-vjetorin e lindjes. Një festë me të ftuar VIP dhe me kodin e veshjes “Gold” ashtu siç duket edhe nga arredimi e deri tek torta.
Nuk munguan as dhuratat e para të cilat po i ndajmë me ju.
Të shumtë kanë qenë personazhet e njohur të ekranit shqiptar, që janë ftuar për të qenë prezent në ditëlindjen e fashionistes. /Kids’ Time