Sjell në jetë fëmijën e dytë, por komentuesit e masakrojnë për formën e barkut

Më 16 tetor, Sarah dhe bashkëshorti i saj Kris Jason mirëpritën në jetë një djalë shumë të shëndetshëm. Sipas Us Weekly, Logan Alexander peshonte 3.2 kg. Logan ka edhe një vëlla më të madh 2-vjeçar James Hunter, dhe një familje me një fizik të pabesueshëm. Vetëm një ditë para lindjes, Sarah postoi një foto në Instagram duke specifikuar javën e 39-të të shtatzënisë, kur fansat, pak orë më vonë filluan urimet. Mirë se erdhe në botë Logan Alexander!

🤰🏻 #39weeks

A post shared by MY FITNESS E BOOK AVAIL NOW👇🏼 (@sarahstage) on

Në vitin 2015, Sarah Stage shokoi të gjithë botën me trupin e tonifikuar dhe barkun tmerrësisht të vogël gjatë shtatzënisë së parë. Megjithëse u përball me një lumë kritikash për trupin gjatë pritjes së ëmbël, djali i saj James lindi i shëndetshëm, me peshë 3.9 kg. Tani, Sara ishte shtatzënë me fëmijën të dytë, përsëri një djalë, dhe vërtetoi të njëjtën gjë si me shtatzëninë e parë.

Blogerja e fitness-it i ka shokuar të gjithë me fotot në javët e fundit të shtatzënisë që ka publikuar në Instagramin e saj. Pamja e barkut është gati e pabesueshme, ndaj edhe komentet negative as këtë herë nuk kanë munguar. Madje, mes tyre ka edhe nga ata që thonë se “në këtë bark nuk ka vend për asnjë fëmijë”, por ja që prova rezultoi të jetë krejt tjetër.

Our last date night before baby 🤰🏻👶🏻 #39weeks this weekend 💃🏻 (dress: @yoinscollection ) #9monthspregnant

A post shared by MY FITNESS E BOOK AVAIL NOW👇🏼 (@sarahstage) on

Ndër shumë komentues, ka pasur edhe nga ata që thonë se Sarah është më shumë e shqetësuar për trupin e saj sesa të fëmijës, megjithatë shumë të tjerë e kanë përgëzuar për pamjen dhe fizikun.

Sarah, gjithsesi, u ktheu përgjigje të gjitha komenteve negative duke shpjeguar se gjatë muajve të shtatzënisë, ajo dhe foshnja kanë qenë mjaft mirë dhe të shëndetshëm, ashtu siç ishte edhe gjatë shtatzënisë së saj të parë.

“Bebi #2 është i shëndetshëm dhe kontrollohet për gjithçka”,- shkruante ajo në Instagram. “Unë mendoja se pasi lindi James, i cili ishte pothuajse 4 kg dhe i shëndetshëm, njerëzit do ta kuptonin më shumë këtë shtatzëni dhe do t’i mbanin komentet e tyre negative vetëm për vete. Jemi të gjithë të ndryshëm, kjo e bën secilin nga ne të jetë special dhe unik!”

Share With:
Translate »
767 Views