Dy djem foshnjet e para të 2022, vijnë në jetë Akid dhe Aiden në Tiranë

Dy djem janë foshnjet e para të Vitit të Ri 2022 në kryeqytet!

Lajmin e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjete sociale.

Mirë se erdhe AKID! Fëmija i parë i vitit 2022 është djalë, që lindi shëndosh e mirë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në orën 12:00. Është djalë edhe bebi i parë që erdhi në jetë në maternitetin “Koço Gliozheni”, 1 minutë pas ndërrimit të viteve. Jetë të gjatë e paçi këmbën e mbarë Akid & Aiden”

Share With:
Translate »
30 Views