Dy gëzime në një ditë! Gjergj Kaçinari prezanton bashkëshorten dhe ndan lajmin e ëmbël
Gjergj Kaçinari i ka dhënë shumë nga arti i tij publikut shqiptar, por shumë pak nga jeta personale. Ai është nga ata artistë i cili gjithmonë ka preferuar që në publik të shfaqet vetëm më anën e tij profesionale.
Por së fundmi ai ka suprizuar ndjekësit e tij në Instagram ku ka ndarë dy lajme shumë të bukura.
Gjergj Kaçinari kaprezantuar bashkëshorten e tij, Tejdi Dushkaj Kaçinari, e bashkë me të edhe lajmin e bukur se ata së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.
“Zonja dhe zotërinj, ju prezantoj me gruan time”, ka shkruar ai përkrah fotos.