Baba në moshën 80-vjeçare, Baba në moshën 80-vjeçare, Robert De Niro nuk i fsheh emocionet kur flet për të bijën!nuk i fsheh emocionet kur flet për të bijën!

Aktori Robert De Niro është shprehur i lumtur ardhjes në jetë të fëmijës së tij të shtatë.

Aktori dhe e dashura e tij, Tiffany Chen u bënë prindër të një vajze, Gia në muajin prill. “Ajo është një bebe e adhurueshme. Kaq e ëmbël”, tha 80-vjeçari në një intervistë për “People”.

“Kur e shoh, çdo gjë tjetër zhduket. Kështu që është lumturi dhe çlirim i madh që thjesht të jem me të”.

De Niro rrëfeu gjithashtu edhe si e kanë pritur fëmijët e tij të tjerë ardhjen e motrës së vogël. “Të gjithë lënë kokën pas saj. Madje edhe nipërit. Ajo është tezja dhe halla e tyre dhe ata janë thuajse adoleshentë”.

Share With:
Translate »
40 Views