Dy kunatat mbretërore shkëlqejnë në daljen publike, sidomos Kate në pritje të ëmbël

Dy kunatat më të famshme Meghan Markle dhe Kate Middleton janë shfaqur për herë të parë bashkë në publik.

Meghan dhe Dukesha Kate ishin të shoqëruara nga partnerët e tyre Princi Harry dhe Princi William për inagurimin e Forumi i Fondacionit Mbretëror në Londër.

Në eventin vjetor, katërshja mbretërore u shfaqën në skenë dhe diskutuan mbi Fondacionin Mbretëror, një organizatë bamirëse që është krijuar nga Harry, William and Kate por që shumë shpejt do ti bashkohet edhe nusja e ardhshme mbretërore Meghan.

Ata folën në studio për projektet e tyre aktuale dhe planet e tyre për të ardhmen.

Ndërsa dy princat mbanin veshur kostume të zeza, Meghan zgjodhi një fustan blu me rrip në mes ndërsa dukesha një fustan lelja që i tregonte barkun e rrumbullakosur.

Ngjarja shënon për herë të parë që ato të katër (sidomos Meghan dhe Kate) janë fotografuar së bashku, pas daljes së tyre në Ditën e Krishtlindjeve për një shërbim të kishës me Mbretëreshën.

Share With:
Translate »
692 Views