Dy metoda natyrale që trajtojnë mastitin, infeksionin që prek nënat e reja gjatë ushqyerjes me gji

Ushqyerja me gji në muajt e parë të jetës së një foshnjeje është jetike, pasi ndihmon në zhvillimin e sistemit imunitar, e mbron nga sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes, si dhe forcon lidhjen mes nënës dhe bebes. Megjithatë ekziston edhe një anë e errët e këtij procesi, mastiti. Sipas statistikave, një në dhjetë femra që ushqejnë fëmijën me gji preken nga mastiti. Po çfarë është ai? Mastiti është një inflamacion i indit të gjoksit, që krijohet si pasojë e ndonjë infeksioni bakterial që prek thithkat. Mastiti shfaqet gjatë dhjetë javëve të para pas lindjes, por edhe në periudha më të vona. Shenjat e tij kryesore janë skuqje dhe irritim i thithkave, enjtje e gjoksit, temperaturë e lartë, djegie gjatë gjidhënies etj.

mastitis
1.Maskë me karota dhe mjaltë: Si mjalti, dhe karotat kanë në përmbajtjen e tyre përbërës me veti antiinflmatore dhe antibakteriale, të cilat ndihmojnë në trajtimin e këtij infeksioni. Por jo vetëm kaq, beta-karoteni hidraton lëkurën dhe ndihmon në shërimin e shpejtë të plagëve. Merrni dy karota dhe ziejini. Më pas shtypini derisa të formohet një lloj pureje dhe shtoni 1 lugë gjelle mjaltë. Pasi t’i keni përzier bashkë, lëreni të ftohet dhe aplikojeni dy herë në ditë.
2.Trajtim me rozmarinë: Rozmarina është përdorur prej shekujsh në trajtimin e flokëve, akneve, përforcon kujtesën dhe shikimin, etj, por erëza magjike ka një veprim të shkëlqyer edhe në trajtimin e mastitit. Në 1 litër ujë zieni disa degë rozmarinë të njomë ose dy lugë rozmarinë të bluar. Pasi të vini re fluskat e para të vlimit, hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet dhe filtrojeni. Merrni një topth pambuku dhe lyeni thithkat disa herë gjatë ditës. Lëkura rreth tyre do të reagojë shumë mirë dhe do të shërohet brenda pak kohësh.

Share With:
Translate »
1027 Views