Dy muaj më parë u bë nënë, Almeda Abazi gati për një fëmijë të dytë?

Almeda Abazi ka dhënë intervistën e parë pas lindjes së djalit të saj Efehan!

Në një rrëfim ekskluziv për “Who”, bukuroshja shqiptare ndau eksperiencën e të qenit nënë dhe momentet më të vështira sipas saj.

Almeda tha se lindja dhe mungesa e gjumit janë dy vështirësitë më të mëdha që ka kaluar, por që tani po rregullohen pas gjumit me turne që bën me bashkëshortin Tolga dhe ndihmesës së nënës.

Ish-missi nuk e ka nisur ende dietën pas lindjes, pasi rëndësi për të ka ushqimi me gji i djalit të paktën deri në moshën 2-vjeçare.

“Me gji dhe shpresoj të vazhdoj kështu deri në moshën 2-vjeçare. Akoma jo, (s’ka mbajtur regjim) sepse më e rëndësishme për mua momentalisht është të ushqehet Efehan, prandaj nuk kam filluar dietën akoma”.

Po çfarë bën Almeda kur përballet me ndonjë vështirësi?

“Marr menjëherë mamin (qesh). Ajo më ka ndihmuar shumë si në shtatzëni po ashtu dhe tani, pasi kam dhe vëllain 5 vjeç, prandaj nuk është shumë larg si eksperiencë dhe për mamin”.

Megjithatë pavarësisht lodhjes, Almeda dhe Tolga e mendojnë një fëmijë të dytë, veçanërisht kur sheh rrobat e paveshura të Efehan-it:

” Që në muajin e tetë të shtatzënisë (kanë nisur blerjet). Por me thënë të drejtën kanë ngelur dhe shumë rroba pa i veshur akoma, sepse rritet shumë shpejt. Tolga bën shpesh shakanë klishe: “i ruajmë për të dytin” (qesh).

/Who

Share With:



984 Views