Dy reperat e njohur në garë për atësinë e bebit të Kylie

E dimë se familja Kardashian/ Jenner nuk është një familje normale dhe këtë sa vjen dhe po e vërtetojmë dita- ditë. Lajmi se më e vogla e shtëpisë, 19- vjeçarja Kylie Jenner është shtatzënë me Travis Scott ka pushtuar mediat në të gjithë botën, por ish- i dashuri i saj Tyga ka “turbulluar ujërat” duke na bërë shumë dyshues mbi atësinë e fëmijës.  Reperi ka bërë një postim në profilin e tij në Snapchat ku pretendon se fëmija është i tij. Ai ka postuar një screenshot të lajmit ku njoftohet shtatzënia e Kylie mbi të cilën ka shkruar “Dreq, ai është fëmija im”.

 

Ky postim është fshirë menjëherë pas disa minutash, por ka mjaftuar për të hedhur shumë dyshime. Sigurisht nuk përjashtohet mundësia që një lajm i tillë të ketë mërzitur ish- të dashurin e Kylie, e për këtë arsye ai të ketë vepruar në këtë mënyrë si kundërpërgjige ose si shenjë hakmarrjeje. Megjithatë asgjë nuk i dihet.

 

 

Share With:
Translate »
895 Views