“E bëjmë nga 3 herë”, këngëtarja e njohur flet troç për planet për t’u bërë nënë

Këngëtarja e njohur dhe shumë e komentuar, Nicki Minaj prej kohësh është në një lidhje me Kenneth Petty. Nicki nuk e ka mbajtur aspak të fshehtë lidhjen e re e madje poston shpesh foto me partnerin.

Së fundmi në një intervistë për ET, Nicki është shprehur se ata po përpiqen të bëhen me fëmijë.

“Ne praktikohemi gjithë kohës, domethënë, e bëjmë nga tre herë në natë”, tha Nicki.

Sa i përket martesës, Nicki tregoi se ata e kanë marrë një liçensë martese në korrik, por dasma do ndodhë në një moment tjetër.

“Dua të fokusohem tek albumi i ri dhe jo tek dasma tani”, tha këngëtarja.

Share With:
Translate »
565 Views