E bezdiste pesha, 14-vjeçarja vrau veten
Një 14 vjeçare është gjetur e varur në garderobën e saj, pasi kishte shkruar një ditar secret ku thoshte se ishte e palumtur me peshën e saj.
Charlote Baron ka përshkruar vizatime duke e dëmtuar veten dhe duke bërë shënime se si nuk i pëlqente madhësia e trupit të saj, transmeton lajmi.net
Një shënim në fletore tregonte për një incident ku ajo dëshironte që të kishte vdekur, pasi u pranua në spital pas një periudhe që kishte pirë në Krishtlindje.
Ajo lexoi: “Pothuajse vdiqa, isha aq afër. Doja vetëm të harroja gjithçka. Doja të vdisja. Isha aq afër, përse ata duhej të më shpëtonin, pse, unë nuk dua të jem këtu. Pse ata thjesht nuk më lanë të vdisja?”
Charlote ishte gjetur e varur në garderobë nga vëllai i saj,Tyler, i cili kishte qenë duke kërkuar një ngarkues telefoni.