E bija drejt rrugës së tij, Valdrin Sahiti i mëson vajzës të hedhë hapat e parë në stilim

Valdrin Sahiti është një nga stilistët më të suksesshëm në vend dhe duket se pasionin për modën dëshiron ta përcjellë edhe tek e bija. Pavarësisht se Bella është vetëm 1 vjeçe, Valdrini po kujdeset që ajo të mësojë që tani bazat e stilimit. Ai ka publikuar në ‘Instagram’ një video në të cilën shihet se i ka blerë vajzës një libër që e mëson për gjithçka që duhet për t’u bërë stiliste mode. Në një çantë ai i ka vendosur edhe disa ngjyra të ndryshme, të cilat Bella i përdor për të vizatuar. “Stilistja e re në qytet. Së shpejti”, ka shkruar Sahiti përkrah videos së vajzës.

Tashmë vogëlushja është ende shumë e vogël për të treguar nëse ka talent në stilim, por ky është një fillim i mbarë për të dhe duket se Valdrini do i shkojë deri në fund punës së tij për ta trashëguar pasionin.Kujtojmë se Bella është vajza e parë dhe fëmija i vetëm i stilistit dhe gjatë kësaj kohe gjithë vëmendjen Valdrini ja ka dedikuar vetëm asaj.

Share With:
Translate »
567 Views