E bija e Salome feston ditëlindjen e parë pa të ëmën, por nuk mungoi dhurata e aktores së ndjerë

Aktorja e famshme e “Salome”, Edith González u nda nga jeta në qershor të këtij viti për shkak se vuante nga kanceri. Ajo e humbi betejën 3-vjeçare me sëmundjen e rëndë, edhe pse nuk e humbi kurrë shpresën se do të shërohej. Aktorja la një vajzë, të quajtur Constanza, e cila pak ditë më parë ka mbushur 15 vjeç. Ajo ka festuar me gjysmë motrat, të atin, Santiago Creel dhe bashkëshorten e tij, Paolina Velasco.

Njerka e saj, Paolina ka ndarë foto nga festimet, të cilat janë përgatitur me shumë dashuri nga ajo vetë, motrat e Costanza-s dhe i ati. Por nuk mungoi edhe një dhuratë nga e ëma e ndjerë. Emisioni “Formula espectacular” ka bërë të ditur se Edith kishte lënë një udhëtim të paguar për të bijën, për ta shijuar së bashku me mikeshat e saj.

Share With:



572 Views