Vetëm 3-muajsh, djali i Almeda Abazit bëhet aktor, ja seriali ku do ta shihni

Është vetëm 3-muajsh, por djali i Almeda Abazit dhe Tolgahan Sayisman, që tani e ka nisur karrierën e tij. Mediat turke shkruajnë se Efehan do të shfaqet në serialin më të ri të babait të tij.

Në sezonin e ri televiziv, në kanalin turk TRT1 do të nisë seriali “Kampion”, ku Tolgahan luan rolin kryesor të një boksieri, bën të ditur Xing.al.

Në episodin e parë do të shfaqet edhe Efehani. Mediat turke shkruajnë se Almeda është treguar shumë e kujdesshme gjatë xhirimeve duke mos ia ndarë sytë vogëlushit për asnjë moment.

Në serial, Efehan dhe Tolga do kenë role babë e bir. Më pas roli i Efehanit do zëvendësohet nga aktori Emir Ozyakisir.

Tolga me aktorin Emir Ozyakisir

Tolga me djalin e tij

Share With:
Translate »
1524 Views