E bija ishte 5 vjeçe kur nëna u diagnostikua me kancer: Nuk pranoja të luftoja, ajo më dha forcën

Pasi u diagnostikua me kancer kur ishte vetëm 34 vjeçe, Enida Bebi, e cila ka ardhur të rrëfejë sot sëmundjen e saj në “Rudina” në Tv Klan, humbi dëshirën për të luftuar. 10 vite më parë, vajzat e saj ishin ende në një moshë të vogël, njëra 10 vjeçe e tjetra 5 e ndërkohë ajo duhej të ishte ende një nënë. Këtë moment, kur ajo ishte e dobët, gjeti forcën për të vazhduar te vajzat e saj, sidomos te e vogla.

 

Rudina Magjistari: Si ishte për ju ai moment, kur ju ndërkohë mësuat emrin e sëmundjes tuaj, vajzat ishin të vogla, ndërkohë që duhet të bënit mamanë, të kujdeseshit për to sikur asgjë s’kishte ndryshuar. Si e kaluat atë moment?

Enida Bebi: Ai ka qenë momenti, të them, më i keq, por më i fortë i jetës time sepse ishte pikërisht vajza ime e vogël e cila më dha forcën që unë të luftoja. Për një moment unë nuk pranoja as të luftoja, por duke qenë shumë e lidhur e vogla me mua, nuk ishim ndarë asnjë natë. Në momentin që unë duhet të rrija në spital, ajo nuk qetësohej në shtëpi që të flinte pa mua. Ka qenë momenti më i vështirë, por ajo më dha forcën, aty e gjeta forcën, pikërisht te vajza ime e vogël, edhe te e madhja, por ishte më e madhe, më ndihmonte, më kuptonte, e vogla nuk më kuptonte sepse një fëmijë në moshën e saj nuk mund të  kuptojë, vërtet nuk mund të kuptojë. Ajo që forca ime dhe unë thashë okej, nuk e dija si do shkonte se asnjë nuk e di si do shkojë me atë sëmundje, por thashë okej, unë do luftoj.

Share With:
Translate »
20 Views