E bija u bë zonjushë e vërtetë, këngëtarja shqiptare i dedikon fjalët më të ëmbla: Ajri i kësaj bote

Këngëtarja e hitit “Simpatia” prej vitesh është nënë e dy fëmijëve. Për herë të parë ajo u bë nënë e një vajze dhe më pas erdhi në jetë djali i saj.

Ditën e sotme dashuria e parë, vogëlushja, feston ditëlindjen e saj dhe një urim nga e ëma nuk mund të mungonte.

“Zemra mu mbush me lumturi prej ditës që mora në dorë ajrin e kësaj bote. Duke u rritur ti u rrita dhe vetë. Gëzuar ditëlindjen Doa ime e dashur. I paç ditët dhe ëndrrat e bardha shpirti i nënës”, shkruan këngëtarja krahas fotos të së bijës e cila është bërë një zonjushë e vërtetë./revistawho.com

Share With:
Translate »
635 Views