E bukur vetë por edhe nga shtatzania, modelja shqiptare nuk rri dot pa ndërhyrë në portret

Modelja e njohur Amina Shena është në pritje të ëmbël. Ajo dhe partneri i saj, Adonis po përjetojnë ditët e lumtura të frutit të tyre të dashurisë.

Dhe siç e ka shtatzania, shumë vajzave u shton nur. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Aminën. Përveçse natyra e ka bekuar me një pamje të bukur, shtatzania i ka shtuar dozën.

Por me sa duket, Amina nuk është “asnjëherë” e kënaqur. Ditën e sotme ajo ka ndërhyrë në portretin e saj natyral duke zgjatur qerpikët. Me siguri po përgatitet për setin fotografik të rradhës edhe pse ne vazhdojmë të mendojmë se nuk i ka të nevojshme. Megjithatë kur u beson duarve të sigurta, bukuria asnjëherë nuk mjafton. /Kids’ Time/

Share With:
Translate »
1363 Views