‘E dashur Kelly’. John Travolta uron gruan në parajsë për festën e nënës

“E dashur Kelly, ti solle në jetën time tre nga fëmijët më të mrekullueshëm që kam njohur. Faleminderit. Të duam dhe na mungon. Gëzuar Ditën e Nënës”, shkruan John Travolta në Instagramin e tij.

Ka zgjedhur një foto të familjes, në kohën kur sapo kishte lindur djali i vogël, për të uruar gruan e tij të ndjerë.

Aktorja Kelly Preston u nda nga jeta në korrik në vitit të kaluar nga një sëmundje e rëndë. Ajo la pas dy fëmijët Ella dhe Ben.

‘E dashur Kelly’. John Travolta uron gruan në parajsë

Kelly dhe John Travolta, kanë humbur më herët edhe djalin e tyre të madh Jett i cili vuante gjithashtu nga një sëmundje e rëndë. John nuk harron kurrë t`i kujtojë të dy në ditë si këto.

Share With:
Translate »
173 Views