E denoncoi të dashurin me shaka për ‘inat’ por 16-vjeçarja ka hyrë në telash të madh: Polici më tha se do e shënojmë për përd*hunim!

Vlorë- Një inat momental mes të dashurish ka bërë që nj♪ 16-vjeçare të ndodhet në telash të madh.

Një ditë më parë policia doli me njoftim ku thuhet se është arrestuar një 29-vjeçar me iniciale S. Z., në Selenicë të Vlorës, i cili akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një vajzë të mitur 16 vjeç po nga Selenica.

Sipas policisë, ai ishte shpallur fillimisht në kërkim, pas denoncimit të të miturës.

Vajza në fjalë ka treguar se ajo me 29-vjeçarin janë në lidhje dhe momentalisht bashkëjetojnë.

Sipas saj, denoncimin e ka bërë para një muaji e gjysmë pasi u zunë me njëri-tjetrin dhe ajo e denoncoi për shaka dhe nga inati. Ajo tregoi se djali duhej të shkonte te shtëpia e saj për të takuar babain, por ai kishte dalë jashtë Vlorës.

Për këtë arsye, 16-vjeçarja i është drejtuar komisariatit të Selenicës dhe pas 72 e dy orësh e ka tërhequr akuzën. Ndër të tjera ajo thotë se kanë qenë policët që kanë marrë deklaratën, ata që e kanë deformuar fjalën e saj duke e cilësuar sikur është abuzuar seksualisht kur në fakt ajo pohon se ka kryer marrëdhënie seksuale me dëshirë me 29-vjeçarin, me të cilin ka nisur dhe një bashkëjetesë.

Ndër të tjera vajza shton se nuk e lanë të lexonte deklaratën por i thanë thjesht të firmoste. Sipas saj, lajmet që janë shpërndarë në media janë të pa vërteta dhe kanë shqetësuar dy familjet, ata janë të lumtur me njëri-tjetrin.

Intervista e plotë:

Kur e keni bërë denoncimin?

Para një muaj e gjysmë

Për çfarë?

Për tallje, kam pasur një zënke me të dashurin tim që më tha se do vinte për 3 ditë për të takuar babain tim. Por u largua jashtë.

Çfarë ndodhi?

E bllokova në rrjetet sociale dhe shkova e denoncova. Thashë kam kryer marrëdhënie me dëshirën time dhe u thashë se po tallet me mua. Erdhi një psikologe më pa duart nëse kam shenja dhune apo jo. Më pas thanë se do ikim në një spital për të parë nëse jam dhunuar apo jo.

I kisha thënë se kam kryer 1 javë marrëdhënie seksuale. Më thanë se në kompjuter do ta shkruajmë se jam abuzuar me dhunë. Polici tha se do e shënojmë për përdhunim. Firmosa një letër.

Lexove çfarë firmose?

Jo

Çfarë doje të bëje?

Doja të merrte një mësim, që të kthehej tek unë.

Kur e mori vësh ai?

E mori vësh pasi i hoqa bllokun në Instagram, më kërkoi falje që nuk erdhi dot. Nuk dinte gjë për policinë. I thashë se doja ta tërhiqja denoncim

Kur?

Pas dy ditësh e hoqa. Kishim ëndrra bashkë

Të tha ai ta hiqje?

Vetë

Çfarë the në polici kur shkove për të tërhequr denoncimin?

Dua ta tërheq se gënjeva, i thashë gjërat nga inati. Një polic më tha mos e hiq, le të futet në burg. Një tjetër më tha ai është 29 vjeç, ti minorene dhe ke jetën tënde.

Kush të shoqëroi në komisariat?

Babai

Familjet janë dakord për lidhjen tuaj?

Po, të dyja palët

Shkuat bashkë në polici?

Shkuam, të dashurin e mbajtën aty për 6 orë dhe thanë se do të dënohej për përdhunim.

Si i përjetuan familjet lajmet?

Mamasë së çunit i ka rënë të fikët 8 herë kur ka marrë vesh, gjyshja ime ishte keq.

Ku jeton tani?

Te familja e tij

Je gruaja e tij?

Po

Çfarë apeli ke?

Ai nuk më ka përdhunuar. Kemi një bashkëjetesë shumë të lumtur

Share With:
Translate »
27 Views