VIDEO/ “Mami na ka zili”, Bes Kallaku ndan momentin komik me Ajkën

Bes Kallaku ka ndarë së fundmi disa video në rrjete sociale ku shihet duke u argëtuar me të bijën, Ajkën. Vogëlushja duket se është shumë e apasionuar pas grimit pasi ka nisur të lyejë dhe babi Besin. Këtë moment, aktori e ka ndarë me ndjekësit ndërsa shkruan se dhe Xhensila do t’i ketë zili.

“Yll fare. Na ka zili mami”, ka shkruar aktori shoqëruar me një emoji duke qeshur. Në një tjetër video, Besi ka ndarë më pas rezultatin përfundimtar ku Ajka e ka “shndërruar” si një klloun. “Ja pa ky është rezultati”, ka thënë aktori duke qeshur teksa pranë tij ndodhet dhe vajza e tij.

Share With:
Translate »
78 Views