E dhimbshme, artisti shqiptar humb të ëmën dy orë para koncertit

Këngëtari i njohur i Operas Ramë Lahaj ka humbur nënën e tij 2 orë para një koncerti të madh që do zhvillonte në Prishtinë. Ai nuk e anulloi dhe ka performuar vetëm çerekun e asaj që ai kishte planifikuar dhe më pas i ka kërkuar ndjesë spektatorëve dhe është larguar.

 “Ju kërkoj falje që duhet me mbyll më herët. As një e treta e koncertit nuk ishte, sepse dy orë para koncertit ka ndërruar jetë personi më i dashur për mua, nëna, por s’desha ta anuloj”, ka deklaruar ai para tyre.

Madje artisti i ka ofruar biletat falas në koncert sepse kishte një dyndje të madhe të njerëzve që donin të ishin pjesëmarrës.

Share With:
Translate »
162 Views