Me Kroin kudo, Albani dhe Bieta kanë zgjidhjen e pushimeve ideale: Eksplorim, limonatë dhe… dashuri

Me albumet e ndryshme të fotove, krah Albanit, Kroit dhe Joelle, Bieta ka sjellë një panoramë tjetër të jugut, duke gërshetuar kulturën e vendeve me historinë e tyre.

Nga Dhërmiu, Piluri e kalaja e Himarës, Bieta ka ndarë disa momente, ku kanë rënë në sy edhe “modeli” i pushimeve të çiftit.

Larg vëmendjes dhe vendeve të zhurmshme, Albani dhe Bieta kanë zgjedhur ta shijojnë verën natyrshëm, nga njëri vend në tjetrin, por asnjëherë në vende të shumëdëgjuara apo përfolura.

Me postimet e ndryshme autorja e “Ftesë në 5” ka sugjeruar destinacione të cilat mund t’i shijosh kollaj nëse të ndjek edhe kurioziteti.

Albani me një puro në dorë, që nuk mungon asnjëherë, Bieta me Kroin në krahë, kanë ndarë kështu copëza të ndryshme të kujtimeve që krijojnë çdo ditë.

Nëse ende nuk i keni nisur pushimet këtë vit një xhiro e shpejtë në Instagramin e Bietës, do ju rifreskojë syrin dhe shijet.

Share With:
Translate »
159 Views