E dhimbshme, ndahet nga jeta babai i Alisson

Një sezon për t’u harruar sa më shpejt. Sikur të mos mjaftonte ecuria e dobët me Liverpoolin në Premier League dhe forma jo e mirë e shfaqur nga vetë ai mes shtyllave, Alisson Becker ka marrë një goditje akoma më të rëndë, pasi ka humbur babain e tij në mënyrë të papritur. Jose Agostinho Becker është ndarë nga jeta në moshën 57-vjeçare, duke i lënë një dhimbje të madhe familjes por edhe dy djemëve Alisson Becker që luan me Liverpoolin dhe Muriel Gustavo Becker që gjithashtu luan në rolin e portierit dhe aktualisht aktivizohet me Fluminenesen. Mediat braziliane bëjnë me dije se i ati i Alisson është gjetur i vdekur në një liqen pranë shtëpisë së tij. Lajmi për ndarjen nga jeta të babait gardianit të Liverpoolit është konfirmuar edhe nga klubi i Sao Paolos nëpërmjet një njoftimi zyrtar në “Twitter”.

“Me shumë keqardhje ekipi i Sao Paulos merr lajmin e trishtuar për vdekjen e Jose Agostinho Becker, babait të portierëve, Alisson dhe Muriel”, shkruhet në njoftimin e klubit paulistë.

Siç bëhet me dije, 57-vjeçari ishte raportuar i zhdukur dhe vetëm pas disa orëve ai u gjet i vdekur në liqenin që ishte në pronësi të familjes dhe ndodhej shumë pranë vilës ku jetonin prindërit e portierit të Liverpoolit.

Share With:
Translate »
289 Views