“E di si lindëm unë dhe Lily?”, vogëlushja përshkruan momentin kur u adoptua; Video po bën namin

Gaby është vogëlushja më e adhuruar nga të gjithë ditët e fundit,nga një video që po qarkullon kudo në botë.

Në video ajo shfaqet duke folur me të ëmën për momentin kur ajo u adoptua.Vogëlushja tregon sesi erdhi në shtëpinë e familjes së saj të re, kur ishte 4 vjeç.

“E di si lindëm unë dhe Lily?”, e pyeti vogëlushja të ëmën.

Gaby dhe Lily ishin motra dhe familja adoptuese vendosi t’i birësonte të dyja vajzat për të mos i ndarë nga njëra-tjetra.

Kur lindëm ne erdhëm si dy bebe të vogla dhe pastaj, Lily ishte akoma bebe dhe unë isha 4 vjeç. Unë u rrita dhe Lily ishte akoma bebe”, tregon vogëlushja.

Gaby, më pas tregon momentin kur ato u takuan me prindërit birësues duke u shprehur: “Kur ti e pe, ajo ishte 1 vjeç. Ne ishim shumë të lumtura që të takonim ty dhe babin.

 “Ne ju duam dhe do të jemi këtu për ty dhe babin. Kur ju pashë për herë të parë, zemra ime ra në dahuri me ju”, thotë Gaby.

“Unë rashë gjithashtu në dashuri me ju”, dëgjohet zëri i të ëmës në video.

https://youtu.be/fv4xPQ4wdJg

Share With:



138 Views