E diela fashion dhe “matchy-matchy” e Ingridit me Paridin
Këngëtarja e njohur Ingrit Gjoni duket se është duke kaluar një të dielë të ngrohtë familjare.
Ajo ka publikuar në rrjete sociale një foto në të cilën shfaqet së bashku me djalin e saj Paridin dhe ajo që bie më tepër në sy është se nënë e bir janë kombinuar tërësisht në veshje.
Edhe në këtë foto ajo shfaqet mjaft “trendy” dhe në formë tamam si shoqja e ngushtë e Paridit të saj.
Kohët e fundit Ingriti ka publikuar foto mjaft seksi duke treguar në këtë mënyrë se është duke përgatitur një projekt te ri për të gjithë ndjekësit e saj.