E diela i mori personin e dashur këngëtares shqiptare
Këngëtarja shqiptare që ka nisur karrierën në industrinë e muzikës kohët e fundit, Baby G po përjeton disa momente të dhimbshme në jetën e saj.
Këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Instagram ku tregon se gjyshi i është larguar nga jeta.
“Jam kaq e mërzitur tani. Shpirti yt u prehtë në paqe gjyshi im. Ti do jesh gjithmonë një prej meshkujve më të rëndësishëm në jetën time, të cilin do mundohem gjithnjë ta bëj krenar.
Do të të dua gjithmonë dhe jam shumë e lumtur që arrita të flas me ty sot para se të largoheshe nga jeta. Do më mungosh gjithmonë,” – shkruajti Baby G në postimin ku shfaqet duke folur në kamerë me gjyshin e saj.